FSHF, nga sot nė dorė tė Pėrmbarimit
Federata Shqiptare e Futbollit, do tė jetė nė dorė tė Zyrės sė Pėrmbarim it. Vendimi i Gjykatės sė Apelit ka bėrė qė MTKRS tė kėrkojė zbardhjen e tij dhe qė nga sot tė nisė njė tjetėr betejė me drejtuesit aktualė tė futbollit, qė ėshtė ajo e hapave konkretė qė do tė ndėrmerren pėr tė ndryshuar kokat aktuale tė FSHF-sė. "Vendimi i Gjykatės do tė zbardhet nesėr (te marten) dhe ne menjėherė do t'i kėrkojmė Zyrės sė Pėrmbarimit qė tė prishė me nėnvizim nenet e ndryshuara nė mėnyrė tė paligjshme nga Federata", u shpreh pėr "Gazetėn" drejtori i sporteve nė MTKRS, Mehmet Spahiu. Pavarėsisht presioneve tė ardhura nga UEFA, Spahiu ka theksuar se vendimi i Gjykatės ėshtė mbi gjithēka dhe asgjė nuk do ta ndalojė Ministrinė pėrpara njė fakti tė tillė. Sot, Gjykata do tė zbardhė vendimin nė lidhje me konfliktin shtet-futboll pėr nenet e ndryshuara tė statutit, por ende ėshtėv e paqartė se ēfarė do tė bėhet mė tej apo se ēfarė ka nė dorė Ministria pas kėtij vendimi. "Pas prishjes sė kėtyre neneve, ėshtė e qartė se Federata aktuale ėshtė e paligjshme dhe pushon sė ekzistuari. Ne nuk mund tė marrim vetė rolin e Pėrmbarimit, por krerėt e FSHF-sė mund tė kishin zgjedhur njė rrugė mė tė shkurtėr dhe tė kishin dhėnė dorėheqjen. Tashmė s'na mbetet veēse tė shohim nėse komuniteti i futbollit ka ndėrmend tė bėjė ndryshime nė institucionin e FSHF-sė, pėr organizimin e njė Asambleje tė re. Me tė tjerėt pastaj mund tė lejohen ndryshime nė statut", ka sqaruar drejtori i sporteve nė MTKRS. Shkurt, qė nga dita e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė nė dorėn e Zyrės sė Pėrmbarimit edhe pse UEFA ka kėrcėnuar qė tė mos ndėrmerret asnjė veprim ndaj institucionit tė futbollit derisa delegacioni i saj tė vijė nė Tiranė. "Ky presioni i UEFA-s mė shumė pompohet sesa ėshtė real. Ne kemi nė dorė njė vendim gjykate dhe ėshtė mėse normale qė nuk mund tė hidhet poshtė", ka thėnė mė tej Spahiu. Delegacioni i UEFA-s, i kryesuar nga shefi i zyrės juridike Marsel Benc do tė mbėrrijė pasnesėr nė Tiranė dhe do tė ketė njė takim vetėm me drejtuesit e FSHF-sė.