|
|
|

|
Ndoshta nuk ndaj te njejtin mendim me Ty, por do te jepja edhe jeten qe te mund ta shprehje lirshem ate |

|
Gazete e Pavarur, botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut |
|
Kush jemi ne |
|
Aktuale |
|
Komente |
|
Analiza |
|
Opinione |
|
Kulture |
|
Personazh |
|
Stafi i VERIU-t |
|
Rajoni |
|
Sporti |
|
Kontakte |
|
Kisha dėgjuar tepėr nga miqte e mi tė shpėrndarė nė gjithė anėt e Botės (e jo vetėm nė Itali) pėr Vitore Stefa Leka. Fjalė "tė mėdha", pothuaj tė pabesueshme rreshtoheshin pėr personin nė fjalė. Nė komentet e tyre pak nga pak mėsova pėr prejardhjen e saj nga nje familje patriotėsh, per jetėn e saj plot vuajtje gjatė diktaturės e me pas pėr punėn e saj tė paēmuar si humaniste, bamirese, e cila nisi qė pas mbėrritjes sė saj nė Trieste nė '91 pėr mbledhjen e ndihmave pėr emigrantėt e sapo mbėrritur apo pėr dėrgimin e tyre nė Shqipėri, duke sensibilizuar opinionit italian pėr situatėn e vėshtirė qė po kalonte atdheu nė atė periudhė fillestare tranzicioni. Mėsova qė Vitorja pėr shumė nga bashkatdhetarėt tanė, qė fati i solli nė kėto brigje, kishte hapur derėn e shtėpisė sė saj e jo vetem kaq.. Episode te ndryshme flasin edhe pėr asistencėn qė i ofroi pėr muaj tė tėrė njė ushtar tė UĒK, i cili ndodhej i shtruar nė njė spital nė Trieste, pėr njė vajzė italiane qė e shpėtoi nga rruga e drogimit e shembujt janė tė pafund e tė gjithė plotėsojnė portretin e kėsaj gruaje tė radhė. Por jo vetėm kaq, mbasi Vitorja ėshtė edhe njė krijuese e talentuar, poete e prozatore me disa botime tė sukseshme. Me pak fjalė, njė njeri i gjithanshėm e mbi tė gjitha njė atdhetare, humaniste e bamirėse e ditėve tė sotme. Ja pse e thėrrasin "Nėnė Tereza e Triestes". Ja pse nobelisti, piktori me origjine siriane Masrur Imani ( Qytetar Nderi i Shqiperisė) e ka konsideruar "a very special person to know" , ja pse ka kėrkuar tė emėrohet "Gruaja e vitit", ja pse i ka kerkuar presidentit Berisha nė njėrėn nga vizitat e tij nė Shqipėri : "nėse tė ishte e mundur ngritja nė qėndėr tė Tiranės i njė busti tė artė pėr Vitore Stefa Leka, pėr shėrbimin e madh humanitar qė i ka bėrė vendit tė saj dhe aktivitetin e saj tė gjithanshėm shoqeror" . Kėto janė motivet qė mė shtynė pėr tė prezantuar lexuesve Vitore Stefa Leka nėpėrmjet njė interviste, realizimi i sė cilės m'u lehtėsua nga thjeshtėsia e ngrohtėsia e fjalėve tė saj.
Me Vitore Stefa Leka - E lindur nė Berat por prej vitesh me banim nė Triste - ē'pėrbėjne pėr jetėn tuaj kėta dy qytete? Nė rradhė tė parė ju falenderoj pėr kėtė intervistė se me duket sikur nėpėrmjet saj do tė bashkėbisedoj me bashkėkombasit e mi. Po, jam lindur nė qytetin e lashtė tė Beratit dhe aty kam kujtimet mė tė shtrenjta tė fėmijerisė dhe rinise sime. Jeta ime aty ka qėnė njė jetė pa jetė, njė fėmijėri pa fėmijėri, e njė rini pa rini, pra njė "e vdekur" e gjallė.. por pėrsėri kam mall edhe pėr guret e qytetit tim tė lindjes. Nė kėtė dhé tė largėt e tė huaj kujtimet vėrshojne si lumė e tė mbushin shpirtin, me dhimbje dhe frymėzim. Ja njė nga poezite, ku e shpreh kėtė mall pėr qytetin tim: Mė dogji malli.. Tani kam 16 vjet qė jetoj nė qytetin e bukur tė Triestes, nė Itali. Mora rrugėn e mėrgimit si shumė shqiptarė tė tjerė dhe tė them tė drejten, pėr herė tė parė qė kur jam bėrė e ndėrgjegjshme u ndjeva e lirė nė kėtė qytet. Beratin e dua se ėshtė sic thashė vendlindja ime dhe njeriu dhe nė fund tė botės tė shkoje do tė kthejė kokėn te rrėnjėt e tij , tek ai prag ku tha fjalen e parė, ku hodhi hapin e pare, ku njohu nėnė e atė, miq e mikeshat e para. Por, unė them se shumė e dua dhe Triesten , kėtė qytet tė bukur, qė laget nga Adriatiku , si dhe brigjet e atdheut tim. Me kėtė qytet tashmė mė lidhin kujtime tė tjera. Erdha nė njė moshe qė isha bėrė nėnė dhe gjyshe. Trieste mė dha lirinė, e cila mė kishte munguar, pėr kaq e kaq vjet. E ndjeva vehten nė kuptimin e plotė tė fjalės NJERI. Vėrtet fillimi nuk ishte i lehtė, por them se shteti italian u tregua bujar me ne emigrantet e vitit 1990. Na krijoi kushtet pėr punė, banesė etj. Pas kaq vjetėsh, kėtu nė Trieste mori krahė dėshira ime pėr tė shkruar, e cila mė ishte ndėrprerė dhunshėm, nė rregjimin diktatorial .U ndjeva e rilindur, vetėm qė malli pėr Atdheun ishte i paparashikushėm. Edhe Triestja mė ka frymėzuar pėr poezi e prozė. Ja njėra nga ato: Qytet i madh, Qytet i huaj
|