Free Web Hosting by Netfirms
Web Hosting by Netfirms | Free Domain Names by Netfirms

Ndoshta nuk ndaj te njejtin mendim me Ty, por do te jepja edhe jeten qe te mund ta shprehje lirshem ate

Veriuonline

Gazete e Pavarur, botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut

observer
website free tracking
Welcome to Dynamic Drive, your source for DHTML scripts.

Kush jemi ne

Aktuale

Komente

Analiza

Opinione

Kulture

Personazh

Stafi i “VERIU”-t

Rajoni

Sporti

Kontakte

Papa ne xhami

Nga Ardian Vehbiu

 

 

Gjatė vizitės javėn qė shkoi nė Xhaminė Blu tė Stambollit, Papa Benedikti XVI i la pa gojė tė pranishmit, vėzhguesit dhe komentatorėt e udhėtimit tė tij nė Turqi, duke u ndalur pėr njė moment meditimi dhe lutjesh, brenda asaj hapėsire tė shenjtė pėr Islamin. Nė kontekstin global tė “pėrplasjes midis qytetėrimeve” dhe ballafaqimit tė Perėndimit me Lindjen, gjesti i Papės nuk do tė interpretohej dot lehtė, as do tė pėrfshihej dot natyrshėm nė arsyet e vėrteta, ose tė supozuara, tė iniciativės turke tė Vatikanit: Dialogu me Islamin, simpatia pėr pėrpjekjet e Turqisė pėr t’u afruar me Europėn, dora e shtrirė ekumenike ndaj Patrikanės dhe nė pėrgjithėsi Kishės Ortodokse. Shprehjet protokollare tė simpatisė, ose tė rivlerėsimit tė tolerancės, respektit tė ndėrsjellė, bashkėjetesės dhe tė drejtave tė njeriut, nuk duket se ndihmuan, megjithatė, pėr tė kthjelluar qėndrimin e Europės, madje edhe tė Europės sė Krishterė, ndaj kėrcėnimit tė perceptuar tė fondamentalizmit islamik, ose edhe thjesht tė Tjetėrsisė Islame, ndaj themeleve tė qytetėrimit Perėndimor.

 

Ēuditėrisht, kėto tensione tė politikės dhe tė kulturės globale i gjen tė riprodhuara, nė mėnyrėn e tyre, edhe nė Shqipėri; ku bashkėjetesa e Krishterimit me Islamin, ėshtė tashmė realitet i pėrditshėm dhe mit i pranuar botėrisht i eksepcionalizmit shqiptar; por edhe ku gjallėrimi i feve vitet e fundit, ka ēuar detyrimisht nė krizė tė marrėdhėnieve midis komuniteteve pėrkatėse dhe institucioneve laike tė shtetit, nga njėra anė; etikės fetare dhe etikės shekullare, nga ana tjetėr. Nga ky vėshtrim, as kėmbėngulja e Turqisė pėr t’u pranuar, edhe formalisht nė familjen e popujve tė Europės, nuk mund tė ndahet nga vullneti i shqiptarėve tė fesė Islame, pėr tė qenė e mbetur po aq pjesė e Shqip